Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAValë e pazakontë të nxehti në Brazil, termometri shkon mbi 42.5 gradë

Valë e pazakontë të nxehti në Brazil, termometri shkon mbi 42.5 gradë

Brazili është përfshirë nga një valë të nxehti. Piku u shënua në 12 nëntor me 37.2 gradë në Brasilia ndërsa qytetet kryesore vijojnë të shënojnë temperatura që luhaten ndërmjet 39 dhe 42 gradë. Kulmi u shënua me 42.5 në Rio de Zhaneiro. Megjithatë, për shkak të lagështisë së lartë, temperatura e perceptuar është edhe më e lartë. Kulmi u llogarit në 58.5 gradë në kryeqytetin e vendit. Për këtë shkak qindra mijëra njerëz u dyndën drejt plazheve në kërkim të ajrit të pastër.

Për meteorologen Marcia Ceabra “nëntori atipik” në Brasilia dhe në disa shtete braziliane, me temperatura të larta dhe më pak reshje është “shkaktuar nga fenomeni El Niño, ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike”. Instituti Kombëtar i Meteorologjisë ka zgjatur “alarmin e kuq” në Qarkun Federal dhe në 15 shtete të tjera deri të premten. Lista përfshin shtetet e Sao Paulos, Minas Gerais dhe Rio de Janeiro, më të populluarit në vend. Qytetet Belo Horizonte, Teresina dhe Campo Grande janë gjithashtu nën valën të nxehit. Në shumë raste, këto janë temperatura, 5 gradë ose më shumë mbi normalen dhe vazhdimi i valës së të nxehtit për 5 ose më shumë ditë mund të përfaqësojë një rrezik serioz për shëndetin.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik dhe Hidrologjik i Bolivisë lëshoi gjithashtu një alarm të kuq të valës së të nxehtit të martën në 7 nga 9 departamentet e vendit. Departamentet më të prekura nga nxehtësia përfshijnë Santa Cruz, Beni, Pando, Tarija, Chuquisaca, Cochabamba dhe La Paz verior, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë midis 38 dhe 44 gradë. Ndërkohë vapa e madhe po bën që kërkesa për energji elektrike të rritet në Brazil, ku shumë prej tyre kanë ndezur ventilatorët dhe kondicionerët për t’u bërë ballë temperaturave të larta. Për këtë arsye, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë goditur si Sao Paulo ashtu edhe Rio de Zhaneiro. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME