POLITIKË

Vasili: Qeveria heq dorë nga 3800 çështje, po me përgjegjësitë e Qeverisë çdo bëhet?!

Qeveria terhiqet nga 3800 çeshtje. Po lista e pergjegjesve te qeverise, qe duhet te shkojne para drejtesise ku eshte?

Qeveria terhiqet nga rekurset e 3800 çeshtje ne Gjykaten e Larte.

Thene thjesht qeveria terhiqet nga ankimimi nga 3800 çeshtje ku i ka humbur gjyqet, ku per te cilat edhe eshte ankuar ne Gjykaten e Larte.

Ministri i Drejtesise thote:
“Me këtë udhëzim, sapo të hyjë në fuqi, ne presim që Gjykata e Lartë të lehtësohet nga rreth 3800 dosje”.

Qeveria duke u terhequr pranon fajin dhe pasojat e humbjes se ketyre gjyqeve, qe do te paguhen nga parate e taksave te shqiptareve.

Pra 3800 vendime te qeverise kane qene te gabuara dhe me dem per interesin publik.

Pra qeveria eshte 3800 here ne faj.

Po lista e pergjegjsve per keto vendime ku eshte?

Faj pa fajtore nuk ka.

S’ka asnje te drejte Qeveria qe te mbroje fajtoret me shpjegimin se gjoja po lehteson Gjykaten e Larte.

Qeveria u terhoq nga 3800 ceshtje tani ka detyrim absolut te nxjerre listen e fajtoreve pergjegjes per keto vendime.

Terheqja nuk mund te jete kurrsesi alibi per per shkaktaret pergjegjes per to.

SPAK te verifikoje urgjentisht situaten sepse interesi publik eshte ne rrezik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button