AKTUALITET
Vdekja e 12-vjeçarit nga Korça, Prokuroria e kalon çështjen në Tiranë

Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë për çështjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën disa javë më parë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Prokuroria e Korçës ka regjistruar kallëzim penal për rastin, pas denoncimit nga familja e të miturit të cilët kallëzuan mjekët e Korçës dhe Tiranës për neglizhencë me pasojë vdekjen e djalit të tyre.
Arsyeja se pse Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë, është sepse vdekja e Leo Sadikut ka ndodhur në QSUT. Çështja tashmë do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Tiranës.