Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVeliaj, rrugaç me gazetarët, mjaltë me prokurorët

Veliaj, rrugaç me gazetarët, mjaltë me prokurorët

Në një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, Erjon Veliaj është i detyruar të kafshojë gjuhën për prokurorët e SPAK, por për pasojë të shfryjë dyfish mllefin ndaj gazetarëve që analizojnë punën e tij.

Pasi ka dalë nga zyrat e prokurorëve që e morën në pyetje për më shumë se 7 orë, kryebashkiaku ka dalë nga roli i “çunit të mirë” që jemi mësuar ta shohim nëpër kronikat e porositura, por ka folur si një rrugaç rruge i frustruar dhe që gjen kënaqësi vetëm tek sharjet dhe sulmet personale.

Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në tv sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”– tha Veliaj.

Por në të njëjtin fjalim, brenda pak sekondash kur i duhej të fliste për prokurorët e SPAK, regjistri i Veliajt ndryshonte menjëherë. Për Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK që i quan “kolegë”, ai pati fjalët më të mira duke i inkurajuar për punën që bënin, për profesionalizmin që kishin treguar, për pyetjet e sakta dhe disiplinën institucionale që kishin treguar.

Por në të njëjtin fjalim, brenda pak sekondash kur i duhej të fliste për prokurorët e SPAK, regjistri i Veliajt ndryshonte menjëherë. Për Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK që i quan “kolegë”, ai pati fjalët më të mira duke i inkurajuar për punën që bënin, për profesionalizmin që kishin treguar, për pyetjet e sakta dhe disiplinën institucionale që kishin treguar.

Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK, një mundësi të shkëlqyer për të treguar punën e kësaj bashkie ndaj dy kolegëve hetues dhe së pari dola me një ndjesi krenarie që forca jonë politike po bën institucion. Pashë një organizatë të disiplinuar. Pashë një organizatë të mençur. Pashë staf të Republikës së Shqipërisë, se SPAK-u nuk është i hasmit. Nuk është Gestapo. Staf i Republikës së Shqipërisë, që me votën e Partisë Socialiste dhe me buxhetin e Partisë Socialiste ka arritur të ndërtojë një insititucion për t’u pasur zili.

Takon njerëz të përgatitur me pyetjet. Që njohin kronologjinë e ngjarjeve. Që bëjnë pyetjet e sakta. Që duan të sqarojnë shapin nga sheqeri. Ça ishte ajo pjesë që unë e gjeta në këtë bashki, të Lul Bashës me 37 euro toni. Dhe nuk po e akuzoj atë se ishte në fakt projekti i IFC dhe i Bankës Botërore. Si u ndërpre ai projekt dhe si ishte komplet tjetër, oferta e pakërkuar që Tirana paguan 29 dhe jo 37 euro toni” u shpreh Veliaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME