Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREVirozat ndikim negativ tek të sëmurët kardiakë

Virozat ndikim negativ tek të sëmurët kardiakë

Bashkëqarkullimi i virozave të ndryshme dhe gripit rëndon ndjeshëm dhe personat që kanë probleme kardiake. Sipas specialistit Taulant Gishto për shkak të kësaj situate dhjetëra pacientë kanë nevojë edhe për trajtim më të specializuar në spital.

“Sëmundjet kardiovaskulare kanë një problem shumë të madh, në momentin e një mbingarkese virale në organizmin e tyre, këta individë fillojnë dhe dekompensohen. Dekompensimi është ai që çon në urgjencat kardiovaskulare dhe arsyeja që sot qendrat janë tejmbushur. Shohim një numër të madh pacientësh që vijnë me kriza hipertensive të ndikuara nga gjendja virale, vijnë me sëmundje të çrregullimit të ritmit.”

Ndikim negativ në shëndetin e personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kanë edhe ndryshimet e temperaturave gjatë 24 orëshit.

“Nën efektin e temperaturave të ulëta ka luhatje tensioni, kryesisht krizë hipertensive. Kjo u jep të sëmurëve dhimbje kraharori pasi ka ngushtime arteriale.”

Mjeket kardiologë shprehen se nëse para shumë vitesh problemet kardiake ndesheshin vetëm tek grupmosha e tretë, tashmë rezutojnë edhe mjaft të rinj që kanë nevojë për trajtim./klannews

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME