POLITIKË

Votoi kundër Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar/ Leskaj: Berisha ka gabuar

Bujar Leskaj gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ishte i vetmi  që votoi kundër Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.  I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së PD-së, Leskaj tha se kryedemokrati Sali Berisha ka gabuar me këtë zgjedhje. Ai shtoi se kjo votë kundër nuk është ndarje me PD-në, ndërsa tha se më shumë arsye do të ndajë më vonë për publikun.

“Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”,tha Leskaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button