Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasësit e gjetën, por jo drejtësia/ Eleminohet Brilant Martinaj në Laç

Vrasësit e gjetën, por jo drejtësia/ Eleminohet Brilant Martinaj në Laç

Skenës së atentatit me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës nuk i mungon asgjë nga ato që shihen rëndom në filmat aksion. Mjeti ku udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha parakalohet me shpejtësi nga një Volksëagen, që i pret rrugën. Të rinjtë detyrohen të ndalojnë në vend.

Nga makina tjetër dalin tre vetë dhe qëllojnë direkt me armë. Të gjendur nën breshërinë e plumbave, tre të rinjtë s‘kanë kohë të reagojnë.

Vendi i ekzekutimit te tre te rinjve ne mbikalim
Vendi i ekzekutimit te tre te rinjve ne mbikalim

Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërrojnë jetë menjëherë, sepse ishin ulur në sediljet e para. Sipas policisë drejt mjetit u qëlluan mbi 50 plumba. Makina nis të marrë flakë, kur vrasësit fillojnë të tërhiqen. Diklen Vata, që ishte ulur në sediljen e pasme del nga makina dhe tenton të largohet.
Vrasësit kthehen sërish dhe nuk e lënë gjallë duke e qëlluar me disa plumba. Makina me dy trupat e pajetë brenda shpërthen në flakë.

Volkswagen me të cilin udhëtonin vrasësit u gjet më vonë i djegur nga policia, bashkë me dy kallashnikovë. Në vendin e ngjarjes u gjetën tre lloje gëzhojash, që tregon se personat që qëlluan për të vrarë ishin tre. Një i katërt qëndroi në makinë si shofer.

Brilant Martinaj, nje nga viktimat e atentatit

Pse dyshohet Brilant Martinaj si shënjestër e atentatit

Rreth 4 vite më parë Brilant Martinaj u bë i famshëm në rrjetet sociale, ndërsa ekspozonte pistoletën e tij. Policët e Laçit e njihnin mirë. Në media prezantuar si i afërm i Ervis Martinajt. Herë nxirrte ndonjë pistoletë dhe herë sfidonte policët.

Videot qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar një “yll në ngjitje” në botën e krimit.

Por ngjarja për të cilën Brilant Martinaj u vu në shënjestër të policisë dhe gjykatave është ajo e vrasjes së ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhuljo Prela.

Xhuljo Prela, efektivi i FNSH i vrare ne Dhjetor 2020

Mendohet se vrasja nuk ka pasur një motiv të fortë, thjesht një shkëmbim fjalësh për dritat e makinës dhe kaq mjaftoi që Xhuljo Prela të ekzekutohej mëngjesin e 5 Dhjetorit të vitit 2020.
Prela ishte pranë shtëpisë së tij, kur fati i keq e solli përballë Brilant Martinajt që akzuohet se e vrau lehtësisht dhe më pas u arratis për në Britaninë e Madhe.

“Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri. Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua” u shpreh pas vrasjes babai i Xhuljo Prelës.

Procesi vazhdoi për gati dy vjet dhe policia shpalli në kërkim Brilant Martinajn. Kur u kthye nga Britania e Madhe, vrasësit e gjetën më parë se drejtësia.

Hakmarrja për vrasjen e Xhuljo Prelës është pista kryesore por jo e vetmja, sipas policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME