Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e Grei Bihucit, policia arreston edhe djalin e xhaxhait të autorit

Vrasja e Grei Bihucit, policia arreston edhe djalin e xhaxhait të autorit

Fier – Vihet në pranga edhe autori i dytë i ngjarjes së djeshne në qëndër të qytetit, djal xhaxhai me të ndaluarin e ditës së djeshme pas ngjarjes.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit Florian Muka, 18 vjeç, banues në Fier dhe K. Muka, 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei Bihuci, 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin Olsi Serjani, 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.


Burime policore pohuan se nga dëshmia e të ndaluarit disa muaj më parë kishte pasur debat dhe dje do sqaroheshin.

Kishin shkuar poshtë urës në qëndër qytetit, kishin debatuar për një like që kishin bërë në facebook një fotografie.

Ne debat e sipër ka nxjerr tjokën duke e gjuajtur 19 vjeçarin Bihuci e ka plagosur Olsi Serjanin. Autori e shoku i tij janë larguar por Florjan Muka është arrestuar nga policia ndërsa shoku i tij është ende në kërkim prej policisë.

Viktima Bihuci njihet si djal me kulturë i qet dhe i shoqërueshëm
Burime policore pohuan se autori i ngjarjes dyshohet se ka qënë së bashku me djalin e xhaxhait te tij i cili është shpallur në kërkim nga policia dhe u arrestua disa orë më vonë.

Debati kishte nisur 4 muaj më parë me nje zënkë për një like të bër në rrjetin social facebook. Pasi kishin debatuar e sharë në rrjet social ata kanë debatuar edhe dy muaj më parë dhe dje e kishin lën për tu sqaruar por që fatkeqsisht sqarimi përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur, një të arrsstuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim

Ceremonia mortore e 19 vjeçarit Grei Bihuci do kryhet në mesditën e sotme në varrezat e qytetit të Fierit

Stafi i lokalit ku ishte punësuar Grei, në orët e pasdites zhvilloi homazhe në vendin ku u vra 19 vjeçari duke ndezur qirinjë e vendosur lule.

Në orën 16 është njoftuar që qytetarë të ndryshëm do kryejnë homazhe duke përcjell mesazhin, prindër mbani pranë fëmijët, prindër largoni fëmijët nga rrjetet sociale.

Florjan Muka autori 19 vjeç nga fshati Kalm i Madh

Klajdi Muka autori 17 vjeç, djem xhaxhallarësh nga fshati Kallm i Madh
Grei Bihuci 19 vjeç viktima nga Fieri
Olsi Serjani 20 vjeç nga Mallakastra rri ne Fier

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME