Tuesday, March 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVrasja në Greqi/ Hetimet marrin kthesë, priten 8 fletë arreste, del autori

Vrasja në Greqi/ Hetimet marrin kthesë, priten 8 fletë arreste, del autori

Prokuroria greke ka firmosur 8 urdhër-arreste për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami nga Delvina.

Policia greke ka zbardhur edhe motivet e ngjarjes, ku ka ndryshuar tërësisht gjithë dinamika e ngjarjes. Pas analizës së fakteve është zbuluar se autori i vrasjes së Pëllumb Islamit është Elis Salaj, 34 vjeç nga Fieri, bashkëpronar i një klubi të njohur nate në rrugën “Liosion” në Athinë.

Në dhjetor 2022 ky shtetas është tentuar të vritet me armë zjarri automatike jashtë biznesit te tij. Autorit të ngjarjes i është bllokuar arma dhe është detyruar të largohet. Elis Salaj, kreu i një grupi kriminal në Athinë, ka dyshuar se autor i atentatit të dështuar ndaj tij është vëllai i shtetasit Pëllumb Islami. Dy të fundit ndodheshin mbrëmjen e 21 shkurtit në lokalin në “Nea Ionia”.

Vëllai i viktimës ka debatuar me grupin rival dhe të gjitha palët kanë dalë jashtë ku ka pasur shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Islami nga Rusani i Delvinës dhe hetimi ka zbuluar se personi që ka goditur me armë është Elis Salaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME