Identifikohet shqiptari që mbeti i vrarë mbrëmë në Greqi.
37-vjeçari Pëllumb Islami u vra aksidentalisht teksa ishte në një lokal në Athinë. Viktima është identifikuar nga vëllai i tij dhe është nga fshati Rusian i Delvinës por e thërrisnin Sandri hidrauliku. Mësohet se 37-vjeçari punonte si hidraulik në Greqi.
Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit.
Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë. Rezultojne me precedente te shumefishte penale nga verifkimi policor.
Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.