Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrau me thikë gruan, policia arreston 37-vjeçarin Ramis Mici

Vrau me thikë gruan, policia arreston 37-vjeçarin Ramis Mici

37-vjeçari Ramis Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin, është kapur sot nga Policia. 37-vjeçari pasi masakroi me thikë gruan, sipas dëshmisë së pronarëve të shtëpisë, përplasi derën me forcë dhe u largua qetësisht në këmbë.

Jetlira Elezi mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë. Ata jetonin në një banesë që e kishin marrë me qira. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës.

Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME