AKTUALITETKRYESORE

“We rise together, we fall together”

(NGRIHEMI BASHKË, RRËZOHEMI BASHKË) ka qenë dikur motoja e G99-çave që u përdhos në momentin kur Arbjan Mazniku që përflitet në rrethet e ngushta shoqërore bashkiake i maskuar si Nesti Angoni, u emërua ministër nga Rama.

Duket se lali i lëshuar, i cili ka kaluar nga një politikan me peshë në një tiktoker të dëshpëruar pas qelie do e marrë me vete fundosësin e tij…

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, është vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, shkruan gazetari Elton Qyno.

SPAK ka zgjeruar fokusin edhe te marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, Marinela Lika. Bëhet fjalë për tendera me vlerë rreth 800 mijë euro, fituar nga ky restorant në bashkëpunim me kompaninë publike “Tirana DC” dhe vetë Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021–2022.

Dyshohet për një konflikt të pastër interesi dhe abuzim me fondet publike, pasi në atë periudhë Mazniku jo vetëm ishte nënkryetar i bashkisë, por gjithashtu mbante postin e Kryetarit të Këshillit Administrativ në “Tirana DC”, pozitë nga e cila u largua në gusht 2024.

Sipas hetuesve, është pikërisht nga ky pozicion që Mazniku ka lejuar lëvrimin e fondeve në favor të restorantit që bashkëmenaxhohej nga bashkëshortja e tij.JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button