Uncategorized

“Whoscored”/ Mbrojtësi Veseli ka zhvilluar ndeshjen më të dobët në Europë

Sajti i specializuar për statistikat e futbollit dhe vlerësimin e futbollistëve, “Whoscored” ka publikuar edhe tre futbollistët që kanë bërë ndeshjet më të këqija në sezonin që lamë pas, duke marrë për bazë 5 kampionatet më të mëdha europiane.

E veçanta është se ndeshjen më të dobët në sezonin që lamë pas, e ka bërë pikërisht mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli në përballjen e Napolit dhe Salernitanës, e cila përfundoi me rezultatin 4-1 më 23 janar të këtij viti.

Mbrojtësi kuqezi e nisi sfidën si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, por la fushën e lojës i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 53-të, kur edhe shkaktoi penalltinë e dytë në favor të vendasve.

Veseli u vlerësua me notën 3.9, absolutisht më e dobëta që një lojtar ka marrë gjatë sezonit që lamë pas, në të 5 kampionatet më të forta të Europës.

https://twitter.com/WhoScored/status/1541095693854597121?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1541095693854597121%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fkohajone.com%2Fwhoscored-mbrojtesi-i-shqiperise-ka-zhvilluar-ndeshjen-me-te-dobet-ne-europe%2F

Pas Veselit, notë zhgënjyese ka marrë edhe Ben Forster i Watfordit, vetëm 3.91 në ndeshjen ndaj Wolves, ndërsa podium plotësohet nga Danijel Petkovic i Angers, i vlerësuar me notën 3.93 në sfidën ndaj Lens.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button