Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIZbulimi që mund të zhdukë krizat energjetike

Zbulimi që mund të zhdukë krizat energjetike

Super–përçuesit janë materiale që nuk ofrojnë rezistencë ndaj kalimit të energjisë elektrike. Ato lejojnë që rryma të transportohet pa asnjë shpërndarje në formën e nxehtësisë apo dritës. Por ka një problem që e kufizon ndjeshëm mundësitë e tyre të përdorimit:që të shfaqincilësitë e tyre duhet t’i nënshtrohen temperaturave shumë të ulëta ose presioneve shumë të larta. Prandaj, funksionimi i tyre në temperaturën e mjedisit, është një nga ëndrrat e vjetra të fizikës moderne. Por është pikërisht ajo që besojnë se kanë zbuluar studiuesit në laboratorët e Universitetit të Roçesterit.

Lutetium hidrit, një material i ri tregon karakteristikat e super–përcjellshmërisë në një temperaturë prej vetëm 21 gradë Celcius, dhe në kushte presioni jo shumë të larta. Zbulimi, i prezantuar pak ditë më parë gjatë kongresit vjetor të Shoqatës Amerikane të Fizikës, u prit me një entuziazëm nga komuniteti shkencor.

Dhe arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar:një super–përçues që punon në temperaturë normale,do të ishte një zbulim vërtet revolucionar, me pasoja në një mori fushash të teknologjisë. Për shembull, do t’i bënte më pak të kushtueshme pajisjet ku përdoren tashmë super–përçuesit për të krijuar mbështjellje magnetike, si në skanerët MRI.

Dhe kjo do t’i hapte derën zbatimeve krejtësisht të reja, si trenave të lirë që lëvizin përmes fushës magnetike, dhe që do të jenë të aftë të udhëtojnë në distanca të krahasueshme me ato të avionëve, apo bateritë me kohë rimbushjeje shumë të shpejta, që do jenë të afta të ruajnëpërgjithmonë ngarkesën e tyre.

Por mbi të gjitha, do ta revolucionarizonte mënyrën se si e prodhojmë dhe transportojmë energjinë. Mund të duket e parëndësishme, por fakti që kabllot e bakrit e humbasin energjinë elektrike në formën e nxehtësisë, i kufizon shumë vendet ku mund të prodhohet ajo.

Sepse me distancën që duhet të përshkojë energjia elektrike, humbet jo pak sasi gjatë rrugës. Me kabllot elektrike me materiale super–përçuese, do të kursehej jo vetëm energjia elektrike që aktualisht humbet gjatë transportit, por mund të mos jetë më nevoja e zhvendosjes sëimpianteve të prodhimit.

Po ashtu do të kishte një zhvillim akoma më të madh të energjive të rinovueshme. Për shembull, imagjinoni se si do të ishte bota nëse do të mund të mbulonim qendrën e shkretëtirës së Saharasë me panele diellore, dhe më pas ta transportonim në të katër anët e globit energjinë e prodhuar atje.

Apo ndërtimin e termocentrale bërthamore në zona krejtësisht të pabanuara për të kufizuar rreziqet. Apo shfrytëzimin e termocentraleve gjeotermale apo me erë në zona të largëta, dukee kufizuar ndikimin e tyre në peizazh. Dhe për ta bërë këtë, duhet një super–përçues i aftë të punojë temperatura dhe presion jo ekstrem.

Ato që disponohen aktualisht punojnë në temperaturat -160 dhe -140 gradë Celsius.

Prandaj, kanë nevojë për sisteme të mëdha ftohje. Materiali i përshkruar nga studiuesit në Universitetin e Roçesterit, tregonte se super–përcjellësi mund të punojë në temperaturën 21 gradë dhe me një presion 10 kilobar, ose rreth 10 herë më i lartë se ai i përjetuar në thellësitëmë të mëdha të oqeanit, por gjithsesi shumë më i ulët sesa miliona ATM (atmosfer, njësi e matjes së presionit) që janë të nevojshme për të prodhuar materiale të tjera me tipare të ngjashme super–përçuese.

Materiali në fjalë u përftua nga një përzierje e hidrogjenit, azotit dhe lutetiumit (një mineral irrallë), dhe në eksperimentet e kryera ai tregoi të gjitha karakteristikat tipike të një super–përçuesi:jo vetëm rezistencë elektrike zero, por edhe fushë magnetike të fortë si dhe një ndryshim drastik në kapacitetin e nxehtësisë.

Për autorët e studimit, kjo është një provë e pagabueshme:materiali i ri është super–përçuesi i parë i zbuluar ndonjëherë, i aftë të veprojë në temperatura që janë normale për ne. Me kujdesin e duhur, mund të zgjidhen pa shumë probleme edhe kriteret e presionit. Nëse ndodh kjo, materiali i ri mund të përdoret relativisht së shpejti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME