Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbulohet kush është I.M. i vertetë! Quhet Imigron Muçaj

Zbulohet kush është I.M. i vertetë! Quhet Imigron Muçaj

Zbulohet emri i personit me inicialet I.M, që përmendet në dokumentet e Autoritetit të Dosjeve si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Sipas ABC, ky person nuk ka asnjë lidhje me ish-presidentin Ilir Meta, pas aludimeve në media të emrit të tij si i rekrutuar nga ish-sigurimi në diktaturë.

Mësohet se personi I.M me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar informacion institucionit të Autoritetit të Dosjeve, të drejtuar nga Genta Sula, për të marrë informacion se çfarë ka shkruar ish-sigurimi për personin e tij, pasi dyshonte se gjatë viteve të fundit të diktaturës ka qenë i përndjekur nga agjentët e spiunazhit shqiptar.

Personi në fjalë, që i ka kërkuar Autoritetit të Dosjes informacion mbi dosjen e tij është Imigron Muçaj, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje me emrin e ish-Presidentit./abcnews/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME