KRYESOREKULTURË

Zbulohet varri 500 vjet para Krishtit në Klos të Mallakastrës (vidio e foto)

Mallakastër – ” Jam usta e po kërkoja gurë të vegjël për të mbushur dyshemene e dhomës gjumit tek shtëpia e xhaxhait sepse do e shtroja me beton, kazma më ndeshi tek gurët e varrit” kështu e ka nisur rrëfimin e tij Fuat Verbaj, personi që zbuloi rastësisht një varr që daton 500 vjet para Krishtit.

Arkiologjia thotë se Nikaia ose Klosi i sotëm në Mallakatër ka qënë fshati i parë i ndërtuar në këtë zonë por për shkak se u mbipopullua zhvillimi i fshatit u shpërngul në Bylisin e sotëm

Fusa vite më parë pas një banese rrëzë shkëmbinjëve në themelet e saj fare rastësisht duke kërkuar gurë për të mbushur bazën e banesës së xhaxhait që do shtronte dyshemenë me çimento, Fuat Verbaj tregonë se si e zbuloi këtë varr arkiologjik i ndërtuar 500 vjet para Krishtit.

Nga ana tjetër Safet Muhameti banor i fshatit por shumë herë ka punuar në arkiologji për gërmime të ndryshme me profesorët arkiologë Neritan  Ceka dhe Skënder Muçaj tregonë se pas zbulimit të varrit i kërkoi ndihmë një arkiolog i ardhur nga Tirana dhe ky e kish oreintuar për vendin, çfarë pjesësh kishte në var dhe si të bënin mbylljen, konservimin e tij.

Këtë zbulim e kanë parë shumë arkiologë, në varr nuk ka pasur as eshtra dhe as objekte përveç disa copa mbetje balte filxhanlsh, por i pari ka qënë arkiologu i zonës Lavdosh Jaupi që e ka vizituar.

Si kryeplaku i fshatit por edhe ish puntori i arkiologjisë  pohuan se ka fisa vite që vijnë nga arkiologjia, interesohen dhe e shikojnë varrin por nuk kanë kryer asnjë investim për ta mirëmbajtur që të mos bjeri pre e  njerëzve hajdutë të vlerave arkiologjike.

Ky varr është pjesë e trashgimnisë arkiologjike të qytetit antik të Nikaias mbi të cilin është ndërtuar fshati i sotëm Klos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button