Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, Njësia Administrative Lunxhëri, në Gjitokastër.
Mesohet se një banor të këtij fshati e ka zënë poshtë zetori që po hapte ngastra në një zonë fushore.
Raportohet se viktima është Kristo Suli 55 vjeç, banor i fshatit Karjan.
Për ngjarjen në fjalë është lajmeruar policia nga një bari, i cili u gjend rastësisht në vendngjarje.
Policia
Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., rreth 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.