Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZgjedhjet e 14 majit/ Ushtria merr në mbrojtje ambasadat dhe institucionet

Zgjedhjet e 14 majit/ Ushtria merr në mbrojtje ambasadat dhe institucionet

Pak orë nga fillimi i zgjedhjeve vendore të 14 majit, autoritetet marrin masa për të ruajtur sigurinë e insistucioneve të larta.

Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor. Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme”, thuhet në deklaratën e policisë.

Nëpërmjet kësaj deklarate u bë e ditur se 305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të policisë. Gjithashtu është në funksion të plotë aplikacionin dixhital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi për raportim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME