POLITIKË
Zgjedhjet e pjesshme/ PS zyrtarizon EMRA-t e kandidatëve në 6 bashki

Partia Socialiste ka zbardhur emrat e 6 kandidatëve të saj që do të garojnë në 6 bashkitë e vendit, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Sipas burimeve për SYRI-n, emrat e kandidatëve socialistë janë vendosur gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste dhe janë prezantuar nga drejtuesit politik të qarqeve
EMRAT E PS për zgjedhjet e 9 nëntorit:
Florenc Doka – Cërrik, nënkryetar i komanduar
Ervin Ceca – Berat, kryetar i komanduar
Altin Bojni – Mat, drejtor i Shëndetit Publik, anëtar i Këshillit Bashkiak
Tirana – Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Arsimit
Tepelena – Gramoz Sako, ish-komandant i Gardës
Vlora – Brunilda Mersini, deputete, ish-drejtore e spitalit








