Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTZhduken orët e Maradonës, fëmijët nuk i gjejnë në kasafortën në Dubai

Zhduken orët e Maradonës, fëmijët nuk i gjejnë në kasafortën në Dubai

Diego Armando Maradona nuk gjen paqe as në botën e përtejme. Edhe pse ndërroi jetë më shumë se një vit më parë, legjenda e futbollit botëror rikthehet në vëmendjen e mediave për shkak të një ngjarjeje të shëmtuar.

Fëmijët e tij, Diego Jr. Dalma, Gianinna, Jana e Diego Fernando janë përballur me një surprizë të pakëndshme në Dubai ku shkuan për të hapur kutinë-kasafortë me sendet e çmuara të Maradonës.

Sipas revistës “Caras”, kutia ka qenë bosh dhe të gjitha bizhuteritë e luksit ishin zhdukur në mënyrë të mistershme. Orët e famshme të Diegos nuk ishin ndërsa nuk u gjetën as shumë sende të tjera personale.

Kutia ishte dorëzuar në një institucion për ruajtjen e objekteve të çmuara ndërsa mësohet se objekti më i shtrenjtë në të ishte një orë e personalizuar “Hublot King Poëer Maradona” që në vitin 2012 vlente 43.600 dollarë por sot vlera e saj mund të jetë 10-fishuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME