Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhduket prej një muaji Adriatik Llalla/ Mos ka hyrë në programin e...

Zhduket prej një muaji Adriatik Llalla/ Mos ka hyrë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve?

Gazetarët e kronikës në kryeqytetin italian, nuk kanë mundur ende të marrin një vendim të Gjykatës së Apelit për azilin e ish-kryeprokurorit. Dhe gjithnjë e më shumë po shtohet dyshimi se Llalla ka hyrë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve…

Mbi një muaj më parë plasi në Tiranë ‘bomba’ se në Romë është marrë një vendim sipas të cilit, ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përfituar azil politik në Itali.

Asnjëherë ky vendim nuk u bë publik në Tiranë, përveç një fjale jo të avokatit të tij Sokol Hazizajt, por të gazetarëve që ju referuan atij. Nëse sot do të kishim një Llallë azilant, së paku do të kishim një lëvizje të lirë të tij në Itali, si dhe prononcim në media. Siç ndodh edhe me azilantë të tjerë, si për shembull Dritan Zaganin apo emra të panjohur që janë aktiv në rrjete sociale, për të treguar qëndrimet e mendimet veta.

Gazetarët e kronikës në kryeqytetin italian, nuk kanë mundur ende të marrin një vendim të Gjykatës së Apelit për azilin e ish-kryeprokurorit. Dhe gjithnjë e më shumë po shtohet dyshimi se Llalla ka hyrë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. E në këtë hipotezë ka shumë dilema, pasi nëse mund të ketë ndodhur kjo, me shumë mundësi ka pasur ide ose indicie nga ndonjë organ ligjzbatues. Kjo pasi nuk bëhet fjalë për një anëtar bande apo grupi të strukturuar kriminal. Nëse ndodh një pendim i tillë, ka një bazë të fortë që i është kërkuar të rrëfejë për nivele të larta pushteti, por edhe për grupe kriminale.

Po kush mund t’ia ketë kërkuar, nëse është e vërtetë kjo hipotezë pendimin e ish-kryeprokurorit? Ja ka kërkuar SPAK është një hipotezë dhe ka gjasa që mund të ndodhë, e në bazë të marrëveshjeve me partnerët ka ndikuar në një bashkëpunim. Por nëse Llalla ka pranuar të jetë i penduar i SPAK, ai duhet të firmosë për Prokurorinë Speciale Shqiptare, e kjo do të kërkojë një vendim të qartë e zyrtar. Nëse këtë e ka bërë Antimafia Italiane apo ndonjë institucion partner gjithashtu, ai do t’i përgjigjet drejtësisë së vendeve që e kanë kërkuar një gjë të tillë.

Ndaj në këtë rast misteri është i madh, e kjo dukshëm ka sjellë një nervozizëm të madh të klasës politike, sidomos atyre që kanë pasur të bëjnë me Adriatik Llallën. Por gjithsesi kjo çështje nuk mund të rrijë shumë pezull, pasi nëse është e vërtetë hipoteza që nxjerrin gazetarët e kronikës në Romë, ai deponim, diku do të firmoset si dispozitë prokurori e më pas gjykate. E nëse ndodh kjo, do të jetë bombë. Pasi Adriatik Llalla, nëse është vërtetë një dëshmitar i mbrojtur, ai do të flasë për vepra korrupsioni apo krimi të organizuar, të lidhur me nivele të lartë pushteti.

E këtu ka një gjë qe nuk rakordon. Nëse Ish-kryeprokurori Llalla është dënuar me vendim të prerë të Gjykatës Speciale në Shqipëri, ai dënimin duhet ta kryejë këtu. Dikush SPAK duhet të bëjë transparente kërkesën për ta transferuar Llallën në Shqipëri apo edhe arsyen zyrtare nëse nuk mundet të kryhet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME