AKTUALITET

Zjarr në një pallat në Tiranë te 5 Maji, ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga makinat e parkuara

Një zjarr ka rënë në një pallat në Tiranë, në rrugën në zonën e 5 Majit. Flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, por po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të hapësirave të kufizuara mes pallateve dhe automjeteve të parkuara pranë hyrjes, të cilat po pengojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës.

Deri më tani nuk ka informacion të saktë për persona të lënduar, ndërsa vijon puna për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të lirojnë hapësirat për kalimin e mjeteve të emergjencës.

Thuhet se dy zjarrfikës dhe dy qytetarë kan mbrritur në urgjencë të spitalit për ndihmë mjekësore. Një vatër zjarri ndodhet në katin e poshtëm, supermarket.

Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar për shkaqet e rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button