Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarret në Sazan/ VOA: Shqipëria nuk ka avionë të specializuar për emergjenca

Zjarret në Sazan/ VOA: Shqipëria nuk ka avionë të specializuar për emergjenca

Një avion tip Canadair CL 415, i dërguar nga autoritetet greke, i është bashkuar sot në mëngjes përpjekjeve të njësive të mbrojtjes civile dhe atyre të ushtrisë shqiptare për shuarjen e vatrave të zjarrit të cilat prej tre ditësh janë aktive në ishullin e Sazanit.

Ndërhyrja e avionit për shuarjen e zjarreve nga ajri u bë e mundur pasi autoritetet shqiptare kërkuan mbështetjen e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, dhe Greqia iu përgjigj menjëherë kësaj kërkese. Shqipëria nuk ka avionë të specializuar për raste të emergjencave nga zjarret, ndërsa në raste të ngjashme janë përdorur disa prej helikopterëve të ushtrisë. Por ministria e Mbrojtjes shpjegoi një ditë më parë, se helikopterët që mund të përdoreshin për ndërhyrje na ajri, ndodheshin jashtë vendit, për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes periodike.

Zjarret u shfaqën të shtunën dhe ato u përhapën me shpejtësi në pjesën jugore të Sazanit, ishulli më i madh në Shqipëri, me një sipërfaqe rreth 5.7 kilometër katrorë. Krahas dëmeve të masiveve pyjore, shqetësimi erdhi në rritje edhe për shkak të rrezikut të shpërthimit të municioneve të mbetura ushtarake. Gjatë viteve të komunizmit, Sazani shërbeu si baza më e rëndësishme ushtarake detare e Shqipërisë.

Forca të ushtrisë krijuan breza shpyllëzimi rreth vatrave të zjarrit për të parandaluar përhapjen, ndërsa era favorizoi flakët, duke vështirësuar nga ana jetër ndërhyrjen tokësore. Mbrëmë ministria e Mbrojtjes njoftoi se ishte bërë e i mundur neutralizimi i rreth 14 vatrash zjarri, dhe se rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgoheshin në terren, ndërsa në dispozicion ishin vënë edhe 3 anije të Forcës Detare.

Por ekspertët vlerësuan se ndërhyrja vetëm nga toka, ishte e pamjaftueshme për të izoluar dhe shuar të gjitha vatrat, e për këtë arsye u kërkua ndihma nga ajri, edhe për shkak të terrenit tejet të vështirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME