Fier – Sa për të qarë aq edhe për të qeshur dhe kjo me skuadrën e shërbimit zjarrfikës në Fier.
Teksa janë njoftuar se një automjet tip “Ford Focus” kishte marr flakë në parkingun pranë kishës ortodokse në qëndër të Fierit janë nisur menjëherë. Pasi kanë shkuar në hyrje të kihsës kan parë që nuk mund të hynin dotë dhe në vend të kalonin nga rruga që të çon për tek ura dhe parkingu ku kish rënë zjarri, i bien nga qëndra e qytetit për të kaluar mbi urë.
Po pse mbi “Urën e Kishës”?!
Edhe pse në hyrje të urës ka tabelë ku ndalon kalimin e automjeteve mbi të, shoferi i zjarrfikses e ka thyer këtë tabelë duke kaluar. Kur kaloi herën e parë mbi urë u dëgjuan kërcitje dërrasash por gjithsesi mjeti kaloi , shkoi në kohë dhe e fiku zjarrin, por gabimi është përsëri kthimi nga erdhën dhe kjo bëri që dërrasat e urës të thyen dhe dy gomate para të zjarrfikses të dalin poshtë urës.
Humori qytetar
Qytetarë që u ndodhën aty por edhe ata që kalonin edhe më pas ( makina mbi urë ndenji afro dy orë pa lëvizur) bënin humor duke pohuar se: ” Nuk e panë tabelën, Ajo urë është vetëm për këmbësorët. Pse nuk i ranë nga rruga” ose ironia e popullit shkoi më tej kur zjarrfiksit shkarkonin ujin në lumin Gjanica për të lehtësuar peshën e automjetit që të lëviste, por edhe kjo nuk zgjidhi gjë, dhe ironia shkoi ” Ujë se u digj lumi, sa ujë paska pas depozita se kur bie zjarr u mbaron shpejtë, ose çfarë po shuajnë zjarrfiksit në lum”.
Gjithsesi sa për të qeshur edhe për të qarë. Zjarrfiksit u nisën nga dëshira e mirë që të shkonin në kohë të fiknin zjarrin në automjet dhe duke parë bllokimin e rrugëve kaluan aty ku nuk lejohej, por ja që ndodhi dhe kjo nuk u bë me dashje.
Automjeti zjarrfikës kaloi, doli dhe nisi riparimi i saj për të shmangur ndonjë incident të pa dëshirueshëm