Uncategorized

Zjarri në Sazan, Peleshi: 61 efektivë në vendngjarje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë ishullin e Sazanit.

Përmes një postimi në facebook, Peleshi bën me dije se në terren ndodhen 61 efektivë nga Forcat Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, të cilët në bashkëpunim me ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Postimi i Peleshit:

Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

Përpjekjet maksimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button