Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri shkrumbon ullinjë në Margëlliç dhe Kaninë

Zjarri shkrumbon ullinjë në Margëlliç dhe Kaninë

Zjarr i madh në kodrat e Margëlliçit në Patos.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa kjo është një zonë e kultivuar me ullinj.

Në Margëlliç ka edhe banesa dhe zjarri po përparon me shpejtësi edhe falë erës. Zjarri ka rrezikuar disa banesa si dhe grupin 10 të nxjerrjes se naftes te ndermarjes prodhimit te naftes Patos. falë ndërhyrjes se zjarrfiksave zjarri nuk mundi te prek banesat dhe grupin e naftes por ka djegur totalisht një gabine elektrike e cila furnizonte me energji elektrike puset dhe grupun e naftes.

Është dashur ardhja e zjarrfiksave të 6 bashkive dhe ndihma nga kolegët e Beratit Divjakës si dhe ardhja e helikopterit i cili pasi ka hedhur tre depozita me ujë u largua drejt Kanines ne Vlorë ku nje tjeter zjarr i fuqishem po dishte ullishta.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës të reparteve Patos, Roskovec e Albpetrol.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në Kaninë të Vlorës.

Zjarri ka rënë në zonën e Bishtit të Kalldrëmit e më pas ka shkuar në zonën e Kaninës.

Për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse. Sipas tyre zjarri ka marrë përmasa të mëdha e po djeg ullinj e toka të fshatit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME