BOTA

17 fëmije helmohen nga gazi i ngrohësit në Genova të Italisë

Në Genova të Italisë, 17 fëmijë dhe 7 persona të rritur u helmuan nga gazi i monoksidit të karbonit i prodhuar nga një ngrohës me defekt në dhomën ku po organizohej një festë. Festa po mbahej në një hapësirë të ofruar nga një kongregacion fetar. Të gjithë pjesëmarrësit u shtruan në spital.

Të parët që u ndjenë keq ishin fëmijët më të vegjël, të moshës midis 3 muajsh dhe 12 vjeç. Menjëherë pas kësaj, të rriturit gjithashtu filluan të ndiheshin keq. Më të vegjlit u dërguan në Spitalin “Gaslini” në Genova.

Disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen, por spitali tha se “të gjithë pacientët janë nën mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm nga personeli shëndetësor. Jeta e tyre nuk është në rrezik dhe ata janë në gjendje të qëndrueshme klinike”. Edhe të rriturit u shtruan në spital ku po marrin trajtim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button