Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE19 vjeçari Kledi Disha arriti të shpallet kampion bote për peshat e...

19 vjeçari Kledi Disha arriti të shpallet kampion bote për peshat e lehta në MMA

19-vjeçari shqiptar nga Kukësi Kledi Disha arriti të shpallet kampion bote për peshat e lehta në MMA, duke mposhtur një nga kundërshtarët më të fortë në këtë disiplinë, Brogan White.

Me këtë fitore Disha arrin të fitojë titullin e dytë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Kujtojmë se në Pranverën e vitit 2023 ai u shpall kampion i Britanisë së Madhe për peshat e lehta në kategorinë Semi-Pro të boksit MMA.

Klodian Disha është me origjinë nga Kukësi, por ka mbërritur në Angli në moshën 8-vjeçare, kur i ati i tij bëri kërkesë për bashkim familjar.

Disha në çdo ndeshje mban me krenari flamurin shqiptarë, duke mos fshehur për asnjë moment origjinën shqiptare.

porti i MMA-së futet te bokset ekstreme, boksierët përdorin grushtin dhe këmbët për të boksuar e shkelmuar kundërshtarin.

Ndeshjet e kësaj disipline zhvillohen në një ring të rrethuar me rrjetë, ndërsa vitet e fundit ky sport ka një rritje të mbështetësve!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME