Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMinistri Balla takim me Asamblenë e PS-së në Mallakastër, por në PS...

Ministri Balla takim me Asamblenë e PS-së në Mallakastër, por në PS e Cakranit ka plasur keq

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla edhe drejtues politik i PS-së në qarkun e Fierit, zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Mallakastër.

Balla informoi se Partia Socialiste do të zhvillojë, duke filluar nga java e tretë e marsit, zgjedhjet e veta të brendshme nga niveli bazë, tek zgjedhja e delegatëve të Kongresit më 20 prill dhe prej tij Asamblenë e re Kombëtare.

“Ky proces është një mundësi e madhe për një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit ndaj njerëzve të zotë, profesionistë të të gjitha fushave, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030”, tha ai.

Nga ana tjetër mësohet se në PS e një ndër zonave më të mëdha rurale Cakran ka plasur keq debatet mes socialistëve. Përplasje me të rinjëve socialistë e të vjetërve janë bërë shqetësuese. Dy javë më parë drejtuesi politik kishte folur që të zhvillonte një takim me ta deputeti Erion Braçe por socialistët e Cakranit nuk kanë pranuar, kanë pohuar burime informacioni nga PS për ALB365. Po këto burime pohuan se disa ditë më parë ka shkuar vet Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili është edhe drejtuesi politik i qarkut Fier, por edhe pse ankesat e socialistëve kanë qënë të shumta në lidhje me punësimet, me problematika të brendshme në PS, lufta e brrylave brenda llojit, ankesa për një drejtor i cili ka qënë sa në një parti tek tjetra dhe ka punësuar tarafin e tij në istitucionin që ai drejton, në dukje duken se janë sheshuar por në të vërtetë kanë mbetur aty ku ishin.

“Fushata e 2025 po afron, kemi mbetur njësojë si në opozitë dhe në pushtet, dikush janë të punësuar gjithë shtëpia dikush nuk ka të punësuar asnjë. Këtyre socialistëve burokrat do t’u japim një mësim të mirë, pohuan burime brenda PS në Fier”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME