Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHapet në Kuçovë baza ajrore e NATO-s, Kryeministri Rama: I jep vendit...

Hapet në Kuçovë baza ajrore e NATO-s, Kryeministri Rama: I jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike

Përurohet sot baza e re e NATO-s, në Kuçovë. Siç shihet prej pamjeve të publikuara nga vetë Kryeministri Edi Rama, baza vjen me një infrastrukturë të re.

Në këtë bazë ajrore taktike të NATO-s janë instaluar stacioni i kontrollit tokësor për dronët e njohur si Blloku Taktik 2.

Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s.

“Hapet baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, e cila do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike”, shprehet Rama.

Në ceremoni përshendeti kryeministri Rama, kryeparlamentaraj Nikolla dhe presidenti Begaj si dhe nga qarqet drejtuese të NATO-s.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME