Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET47 vjeçari spanjoll Franciso Cervilla kryen vetvrasje në dush në hotel në...

47 vjeçari spanjoll Franciso Cervilla kryen vetvrasje në dush në hotel në Karavasta

Divjakë – Dy turista spanjollë njëri 47 vjeç dhe tjetri 41 vjeç kanë qënë në hotel në Karavasta të Divjakës në Lushnje. Sipas burimeve policore mësohet se 47 vjeçari ka hyrë në tualet për të bër dush por aty ka djënë fund jetës duke u vetqëlluar me mjet prerës.

Divjakë/Informacion paraprak

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll Franciso Cervilla 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME