Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET5 frutat e ngrira që ndihmojnë me diabetin

5 frutat e ngrira që ndihmojnë me diabetin

Asnjë frut nuk është i ndaluar në një dietë të ekuilibruar për menaxhimin e diabetit, e megjithatë disa prej tyre cilësohen si më të mirat.

Ato jo vetëm reduktojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit, por edhe ndihmojnë në menaxhimin e kësaj sëmundjeje.

Duke qenë të larta në fibra dhe antioksidantë, ndihmojnë në uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak, duke reduktuar gjithashtu stresin oksidativ dhe dëmtimet nga radikalet e lira të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike. Prandaj, frutat e freskëta apo të ngrira,  nuk duhet të shmangen tërësisht nga ata që jetojnë me diabet.

E duke qenë së frutat e ngrira mund të jetojë edhe më gjatë se të freskëtat, për t’i shijuar ato në çdo kohë që dëshironi, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë llojet më të mira që mund të konsumoni nëse keni diabet.

Luleshtrydhet e ngrira

Edhe pse janë të ëmbla, çuditërisht luleshtrydhet janë të ulëta në sheqerna. 1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira përmban 7 gram sheqer natyral, së bashku me 3 gram fibra dietike. Luleshtrydhet janë plot vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen kundër qelizave të dëmshme që rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti. Gjithashtu, antioksidantët e shumtë tek to, luftojnë inflamacionin dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke përmirësuar regaimin e trupit tuaj ndaj insulinës.

Mjedrat e ngrira

Këto kokrra të vogla janë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe janë gjithashtu të ulëta në sheqer dhe të pasura me fibra. Në mënyrë të veçantë, atom und të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak pas konsumit të vaktit.

Boronicat e ngrira

Me shijen fantastike dhe ngjyrën blu të thellë, boronicat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përbërës të fuqishëm që japin përfitime miqësore ndaj sheqerit në gjak. Mbani mend se fibrat që gjendet tek frutat ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit. Këto kokrra janë të fuqishme falë vitaminës C, vitaminës K dhe antocianinës, të cilat kontribuojnë në uljen e rrezikut të diabetit.

Qershitë e ngrira

Edhe qershitë janë po aq të pasura me lëndë ushqyese sa frutat e përmendura më lart. Plot e përplot me vitaminë C, kalium, magnez dhe një burim i pasur i polifenoleve, të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Të gjitha këto vlera të qershive të ngrira mund të ndihmojnë në menaxhimin e diabetit.

Avokado e ngrirë

Edhe pse klasifikohen si perime, avokadot janë në të vërtetë fruta.Dhe ajo që është edhe më interesante është se ato janë të ulëta në sheqer dhe të pasura me lëndë ushqyese. Prandaj janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata me diabet. Avokadot janë gjithashtu një burim i yndyrnave të shëndetshme, vitaminës E, folatit, kaliumit dhe magnezit. Lëndë të cilat ofrojnë një kontroll më të mirë  të glukozës në gjak.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME