AKTUALITET
73-vjeçari gjendet i pajetë në një kasolle në Mallakastër

Një 73-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Çyçen të Mallakastrës.
I moshuari, i identifikuar si Tetem Ismailaj, është gjetur nga familjarët në një kasolle pranë banesës, pa shenja jete.
Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.







