Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEKush është fituesi i lotarisë prej 1.3 miliardë dollarësh në SHBA?

Kush është fituesi i lotarisë prej 1.3 miliardë dollarësh në SHBA?

Bileta fituese e lotarisë “Mega Millions” prej rreth 1.3 miliardë dollarësh e hedhur të premten në mbrëmje është shitur në periferi të Çikagos. Përfaqësuesit e lotarisë thanë se bileta është blerë në një dyqan në qytetin Des Plaines.

Shuma e fituar është e treta më e madhja në vend dhe ajo u rrit në rreth 1.3 miliardë dollarë pasi që nga 15 prilli, askush nuk kishte arritur të siguronte me biletën e tij të gjithë numrat fitues.

Që nga ajo kohë, lotaria u hodh 29 herë rresht. Shuma prej rreth 1.3 miliardë dollarë u shkon atij personi apo atyre personave që zgjedhin t’i marrin paratë me këste, për një periudhë 29 vjeçare.

Por ka nga ata që zgjedhin t’i marrin menjëherë paratë, e në këtë rast shuma shkon në 780.5 milionë dollarë. Shanset që një person të fitojë lotarinë, duke kapur të gjitha numrat e hedhura me short, janë 1 në 302.5 milionë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME