Një grua në Austri u trondit kur gjeti një familje prej 18 akrepash në valixhen e saj pas pushimeve në Kroaci.
Siç bëhet e ditur, gruaja po hiqte rrobat nga valixhja në shtëpinë e saj në Natternbach më 23 korrik kur bëri zbulimin e frikshëm.
Dhe në mënyrë të jashtëzakonshme është hera e tretë në më pak se 12 muaj që dikush në shtetin e Austrisë së Epërme ka raportuar se ka gjetur akrepa në shtëpinë e tyre pasi udhëtuan në vendin e Adriatikut.
Mediet vendase raportuan se në valixhen e saj ishin gjithsej 18 akrepa, me sa një nënë dhe të vegjlit e saj.
Ajo menjëherë thirri shërbimet e shpëtimit të kafshëve në Gusental.
“Tierhilfe Gusental” tha në një deklaratë: “Kafshët janë në vend të sigurt, dhe aktualisht gjenden në strehimoren e kafshëve në Linz derisa të fillojnë udhëtimin e tyre të kthimit”.