Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIPatentat shqiptare do të njihen në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Patentat shqiptare do të njihen në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Sipas njoftimit të publikuar nga Kryeministria ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

Njoftimi:

Kryeministri Edi Rama

Vendim

Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME