PS, OFENSIVË PËR TË NXJERRË BERISHËN JASHTË KUVENDIT NË SHTATOR
Tritan Shehu për Ora News: Taulant Balla hedh gjithmonë fishekzjarre, kërkon të heqë vëmendjen nga incineratorët, shkatërrimi ekonomik, korrupsioni, afera e portit të Durrësit, nga ajo që Shqipëria po zhytet gjithmonë e më tepër në varfëri. Kërkon të tërheqë vëmendjen dhe nga lëvizja popullore e cila po ngrihet dhe do të ngrihet përherë e më e fortë në Shqipëri. Ose më saktë, le ta provojnë dhe do të shikojnë protesta të papara.