Arsimi do të jetë një nga çështjet prioritare të PD-së kur ajo të vijë në pushtet. Kreu i PD-së Berisha tha se infrastruktura e shkollave në vend lë shumë për të dëshiruar, ku në shumicën e tyre sipas tij mungon ngrohja dhe uji i rrjedhshëm.
Kontroll i turpshëm mbi arsimtarët, Berisha: Mësuesit pushohen për një status në facebook, zëvendësohen me militantë
Berisha tha se motoja e famshme hap një shkollë që të mbyllësh një burg në Shqipëri është kthyer “mbyll një shkollë dhe hap një burg”.
“Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje. Nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë. 70% e shkollave nuk kanë më ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë. Shkollat pa ujë të rrjedhshëm kanë qenë shekuj përpara. Dhe kjo po ndodh.Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Është 2-fishuar numri i policëve. Është 2-fishuar kriminaliteti dhe burgjet. Hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu kjo është shndërruar mbyll një shkollë të hapësh një burg. Ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, më seriozin e veprimtarisë së PD nesër në pushtet“, tha Berisha.