Fier – Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre, vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij;
-G. Ç., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të afërmi të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.