Mallakastër – Nje masaker e vertete mjedisore mund te cilesohet derdhja e hidrokarkureve nga kompanite e naftes drejt ish – rezervuarit te Kashit ne Mallakaster.
Nga nje rezervuar qe dikur sherbente si ujembledhes i reshjeve dhe per vaditjen e tokave , prej vitesh eshte kthyer ne vendgrumbullim mbetjesh hidrokarbure. Kreu i shoqates ambientaliste “ Zharreza” Qani Rredhi kjo situate eshte bere teper alarmante vecanerisht ne 10- diteshin e fundit teksa thekson se keto mbetje derdhen ne lumin Vjose , i vetmi lume i eger ne Evrope , e me pas ne det.
Nderkohe sipas perfaqesuesit te kesaj shoqate Saimir Dine niveli alarmant i ndotjes eshte teper shqetesues per shendetin e banoreve te zones por ka nxjerre jashte funksionit edhe shume toka bujqesore.
Mbetjet hidrokarbure zene nje siperfaqe prej 9000 m katror duke bere qe jo pak banore te braktisin banesat dhe tokat bujqesore. Nderkohe institucionet pergjegjese vijojne te heshtin perballe kesaj situate alarmante ndotjeje duke mos marre asnje mase teksa gjendja sa vjen e perkeqesohet.