Monday, December 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËKush i merr tani 447 milionë dollarët e Elizabeta II

Kush i merr tani 447 milionë dollarët e Elizabeta II

Elizabeta II thuhet se ka ndryshuar në muajin gusht testamentin e saj. Mediat britanike raportojnë se ajo i ndaloi princit Harry çdo përfitim nga pasuria e saj pas vdekjes.

Përveç djalit të dytë të Charles dhe Lady Dianës, jashtë testamentit kanë mbetur edhe dy fëmijet e Harry: djali i madh Archie dhe vajza Lilibet e quajtur kështu për nder të sovranes.

Sipas vlerësimeve të Forbes, monarkia britanike vlen në tërësi 88 miliardë dollarë dhe vetë Madhëria e Saj zotëronte personalisht 447 milionë dollarë të cilat tani duhet të ndahen për familjen e tij.

Për javë të tëra, tabloidët anglezë i kanë kushtuar vëmendje ndarjes së trashëgimisë duke supozuar se ata që nuk do të shohin asnjë qindarkë të kësaj vlere të pamasë do të jenë “rebeli Harry”, i cili mbërriti i fundit në Balmoral – pasi Pallati Buckingham kishte nxjerrë lajmin e vdekjes së mbretëreshës dhe u largua i pari në mëngjes.

Il principe Harry lascia la Scozia: in partenza verso Londra

Mediat kanë publikuar foto të tij që e tregojnë të zymtë në fytyrë dhe pa asnjë familjar të afërt, por në vetmi të plotë. Shkak i vendimit të Elizabeth për të ndryshuar testamentin duhet të ketë qenë vendimi Harryt dhe bashkëshortes së tij Meghan për të dhënë dorëheqjen nga familja mbretërore.

Më pas pati disa sjellje armiqësore ndaj familjes siç ishte intervista e bujshme që Harry dhe Meghan i dhanë ekskluzivisht Oprah Winfrey. Edhe nëse u përjashtua nga testamenti, Harry sigurisht nuk mund të konsiderohet i varfër. Kur vdiq Princesha Diana në 1997, paratë e saj u ndanë në mënyrë të barabartë midis dy fëmijëve.

5 vjet më vonë, kur vdiq nëna mbretëreshë, princi trashëgoi 27 milionë dollarë më shumë sesa vëllai i tij më i madh William.

“Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. William është i dyti në radhën e fronit dhe nëna e Mbretëreshës Elizabeth donte të mbronte të ardhmen financiare të Harry” – shpjeguan ekspertët.

Nëse mbretëresha e ka përjashtuar vërtet Harry nga trashëgimia ai nuk ishte pjesë e ndarjes së një pasurie me rëndësi të konsiderueshme. Sipas Forbes, pasuria personale e Elizabeth është 85 milionë dollarë të marra nga Nëna Mbretëreshë dhe 12 milionë dollarë nga bashkëshorti i saj Princi Philip pas vdekjes së tij.

Gjithashtu në lojë janë 300 bizhuteritë e famshme në pronësi të Madhërisë së Saj. Sipas thashethemeve të shtypit, ato do të shkojnë vetëm te gruaja e Princit Ëilliam, Kate Middleton dhe te mbesa e saj e dashur Charlotte. Nga gjithë ato rubinë, diamante, perla dhe ar, Lilibet dhe Meghan nuk duhet të kenë asgjë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME