Interi ka arritur që të marrë 3 pikët e para në Champions League për këtë sezon. Skuadra e Inzaghit fitoi 2-0 në transfertën ndaj Viktoria Plzen. Edin Dzeko do të zhbllokonte shifrat që në minutën e 20-të pas një asisti nga Correa. Në minutën e 61-të vendasit mbetën me një futbollist më pak, pas dalje me karton të kuq të Pavel Bucha pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Barellas.
Interi e shfrytëzoi menjëherë këtë rast duke shënuar golin e dytë me Dumfries që shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë. 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt bëri debutimin në Champions dhe mesfushori i Kombëtares sonë Kristjan Asllani.
Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Tottenhami pësoi një humbje në fundin e ndeshjes 2-0 në transfertën ndaj Sportingut. Paulinho dhe Arthur Gomes ishin autorët e golave për ekipin portugez.