Monday, April 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETProtesta/ Meta: SPAK të çojë rilindasit në burg

Protesta/ Meta: SPAK të çojë rilindasit në burg

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta nga protesta në Inceneratorin e Tiranës, e quajti një aferë korruptive, ndërsa i bëri thirrje SPAK që ët zbatojë ligjin. Meta tha se ka ardhur koha që tashmë SPAK të heqë shaminë që i kanë vënë syve Edi Rama dhe Erion Veliaj. Po ashtu Meta renditi shkeljet që janë bërë sipas tij me inceneratorët, duke theksuar se drejtësia është kapur nga Edi Rama dhe merr urdhra për tij për të goditur opozitën.

“Jemi këtu në një vend të veçantë. Jemi në një skenë krimi. U bënë 558 të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Jemi këtu për të qenë dëshmitarë se nuk ka incenerator, as proces incenerimi, gjithçka është mashtrim, siç është provuar me fakte në mënyrë të përsëritur nga opozita dhe nga shoqëria civile apo analistë të pa shitur.

Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që i ka vendosur Rama me Veliajn në sy dhe të shohin të vërtetën dhe të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave për vjedhje pa fre të qytetarëve të Tiranës. Mjaft më me drejtësi me regji. Në 6 vite, Shqipëria është përkeqësuar me 26 vende sa i përket korrupsionit.

Ramaforma është kapja e drejtësisë për fyti që prangos fukarenjtë dhe që merr urdhra nga kongresi për t’u marrë me opozitën dhe për të mbyllur sytë për këtë aferë. Rama ik është tashmë e tejkaluar. Rama shporru që mafia të mos hyjë në familjet tona. Kjo është afera më e zezë që pluralizimi ka parë, zhvesh shtetin e kapur për fyti nga mafiozët e lidhur me Ramën. Kjo qeveri nuk kontrollon qëllimisht një evazion fiskal”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME