Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMe Izraelin e Islandën luhet kualifikimi

Me Izraelin e Islandën luhet kualifikimi

Dy ndeshje për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Një objektiv që do të arrihej, në këtë mënyrë, në 180 minutat e fundit të këtij edicioni. E, për më terpër, do ta katapultonte kombëtaren shqiptare të futbollit nga vendi i fundit në të parin në Grupin 2 të Ligës B. Në Izrael e ndaj Islandës luhet gjithçka për gjithçka. E për të mbështetur kuqezinjtë, në ‘fushë’, kanë zbritur edhe yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë nesër do të përballet me Izraelin në transfertën e Tel Avivit. Ndërsa të martën në mbrëmje do të rikthehet në shtëpi pas 3 muajsh mungesë, për të luajtur me Islandën.

Mbështetja e tifozëve kuqezi nuk i ka munguar kurrë ekipit kombëtar, brenda vendit, e në ҫdo stadium të Europës. Në prag të këtyre ndeshjeve vendimtare për djemtë tanë vjen dhe një shtytje më shumë. Yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare, që duken shumë afër ekipit tonë Kombëtar, kanë dalë hapur në mbështetje të kuqezinjve.

REAGIMI

Në rrjetet e tyre sociale Alketa Vejsiu, Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Rozana Radi dhe Olti Curri i kanë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm të martën në mbrëmje në Air Albania Stadium për ndeshjen me Islandën. Sigurisht që prania e shumtë e tifozëve në stadium dhe mbështetja e yjeve të muzikës dhe televizionit do të jetë një nxitje më shumë për lojtarët kuqezi që të zhvillojnë një ndeshje të madhe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME