Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përzgjedhur një pjesë nga fjalimi i famshëm i ish-Presidentit amerikan Ronald Regan, titulluar “Ne njerëzit”, për t’i dhënë një mesazh shprese, popullit shqiptar.
“We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë”, thotë Ilir Meta. – Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.”
Ish-Presidenti thekson në shënimin e tij në Fb se “është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies.”