Është mësuar dhe identiteti i autorit të dyshuar të masakrës në Klos ku mbeti i vrarë një adoleshent dhe 2 persona të tjerë të plagosur.
Mësohet se autori është Besnik Mjeshtri dhe ngjarja raportohet se vjen pas një konflikti të hershëm mes dy familjeve Hasula dhe Mjeshtri në atë qytet.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 14:30 të ditës së sotme, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë 17-vjeçari, Danjel Hasula, ndërsa disa të tjerë u plagosën, (paraprakisht raportohet për më shumë se dy të plagosur) mes tyre edhe babai i viktimës.