Granit Xhaka është duke kaluar një formë fantastike te Arsenali këtë sezon. Sipas mediave britanike, Xhakës do t’i ofrohet kontratë e re, pasi kontrata aktuale i përfundon në vitin 2024.
Mesfushori shqiptar është një nga liderët e skuadrës dhe i pazëvendësueshëm për trajnerin Arteta. Para një sezoni, ky trajner i mohoi kalimin te Roma e Mourinho. Topçinjtë, pas 9 javëve të para renditen në vendin e parë me 24 pikë.