Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVritet me thikë 18-vjeçari shqiptar në Zvicër

Vritet me thikë 18-vjeçari shqiptar në Zvicër

Një 18-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Zvicër. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Sirnach pas një sherri. Mediat lokale shkruajnë se autori i kësaj vrasjeje është një 15-vjeçar nga Zvicra. Dy të rinjtë janë përleshur mbrëmjen e të dielës, sherr që ka përfunduar me përdorimin e thikës.

18-vjeçari shqiptar është nisur drejt spitalit, por ka ndërruar jetë. Banorët e lagjes thonë se ndihma mjekësore i është afruar me vonesë të riut.

“Më tremb sidomos kur mendoj për fëmijët e mi,”- thotë një banore.

“Ndodhi pikërisht këtu. Ai ishte plagosur rëndë dhe po bërtiste për ndihmë. Njerëzit rreth tij thanë se autori ishte larguar dhe se policia po vinte,”- thotë një banor tjetër.

“Dëgjuam disa herë britma dhe pyetëm veten se çfarë po ndodhte atje. Kur disa makina policie u shfaqën, ne e dinim se kishte ndodhur diçka e keqe. Dritat e urgjencës ishin të ndezura,”- vijon një tjetër grua.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo autorit, por një burrë i zonës tha se 18-vjeçari ishte fëmijë i vetëm.

“Ai është shqiptar dhe jeton vetëm me nënën e tij”, thotë Sirnacher.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME