Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTGavi, ylli i Barcelonës rrëmben trofeun Kopa

Gavi, ylli i Barcelonës rrëmben trofeun Kopa

Mbetet te Barcelona trofeu për lojtarin e ri më të mirë në botë. Një vit më parë ishte Pedri e tani ka qenë radha e Gavi për të ngritur lart trofeun Kopa. Katalanasi është vlerësuar kështu me cmimin prestigjoz, në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë 2022.

Gavi, një nga mesfushorët impresionuesë të Barcelonës, ka mposhtur konkurrencën e Jude Bellingham të Dortmund. Anglezi nuk ka mundur të dominojë preferencat e ish-fituesve të Topit të Artë, që votojnë për trofeun Kopa. Në vendin e tretë të podiumit është pozicionuar Jamal Musiala i Bayern Mynih.

Lexo më tej: Topi i Artë 2022, Benzema favoriti i madh: do të jetë mbrëmja e Mbretit Karim

Tepër i emocionuar, Gavi është shprehur: “Është një nder për mua që marr këtë çmim, dua të falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur në këtë moment të karrierës. Falënderoj edhe Barcelonën e ekipin e Spanjës”, tha lojtari, i cili mori trofeun nga braziliani Ronaldo dhe fituesi i vitit të kaluar, Pedri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME