Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË”Kreu i pedagogëve ish-punonjës i SHIK”/ Meta-Ramës: Mjaft denigrimit neokomunist.

”Kreu i pedagogëve ish-punonjës i SHIK”/ Meta-Ramës: Mjaft denigrimit neokomunist.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundër drejtuesit të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçit se ka qenë punonjësi i SHIK-ut. Meta shkruan se i duhet dhënë fund denigrimit neokomunist dhe se ka ardhur koha që zëri i pedagogëve të dëgjohet më shumë dhe jo qeveria të heshtë.

“Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave! Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve”, shkruan Meta.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka marrë një tjetër përgjigje nga Edi ama, Kryeministri shkruan në një postim në Twitter, se një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e rublave, nuk merret seriozisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME